Aktualitet Ndërron jetë një 32-vjeçar në Tiranë, u aksidentua në qendrën tregtare ‘Megatek’

Ndërron jetë një 32-vjeçar në Tiranë, u aksidentua në qendrën tregtare ‘Megatek’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë, ku një 32-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punë.

Policia bën të ditur se, në ambientet e jashtme të qendrës tregtare Megatek, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.