Eliminimi i PSG nga Bayern në Champions League është temë e ditës në Francë dhe në mbarë botën.
Janë miliona dollarë që klubi parizien ka shpenzuar dhe që nuk po kthehen në rezultate. Është folur shumë për Mbappenë, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë sot.
Dhe gjithashtu për Leo Messin, afrimin e bujshëm të i Al-Khelaifit. Pritej shumë prej tij, pasi drejtoi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar.
Thomas Muller, sulmuesi veteran i Byernit, nuk u tregua aspak dashamirës kur u pyet për “yllin” argjentinas.
Ai u mburr se gjithmonë bën mirë kundër tij. Ai nuk mendon njësoj për Cristiano Ronaldon.
“Kundër Messit, gjërat shkojnë gjithmonë mirë në të gjitha nivelet për sa u përket rezultateve. Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte te Reali i Madridit”.
Sigurisht që sulmuesi nuk ka ngurruar të tregojë respekt për Messin:
“Kam respektin më të madh për paraqitjen e Messit në Botëror”.