Extra “Pse qau Luizi për ty kur ike”? Bjordi tregon arsyen në mënyrën...

“Pse qau Luizi për ty kur ike”? Bjordi tregon arsyen në mënyrën më të bukur

Bjordi Mezini së fundmi ka rezervuar pak kohë për ndjekësit e tij duke realizuar një “Ask me a question” në Instagram.

Ndjekësit i kanë bërë pyetje, ai i është përgjigjur atyre “një më një”.

Sigurisht pjesa më e madhe e tyre lidhej me eksperiencën e tij në “BBV2”, e cila për fat të keq zgjati pak.

“Si mendon, pse qau për ty Luizi?”, ishte një ndër pyetjet që tërhoqi vëmendje.

“Luiz Ejlli dashuron në mënyrën e vet”, është përgjigjur regjisori me ane të një videoje të tyren duke kërcyer teksa i ka bërë “tag” edhe këngëtarit.

Kujtojmë që “Prime-n” e 31 janarit ishte Bjordi ai që u eliminua nga shtëpia e “BBV”. U duk se shumë prej banorëve u mërzitën që regjisori i njohur nuk do të ishte më pjesë e shtëpisë.

Madje edhe Luiz Ejlli u prek nga largimi i Bjordit. Teksa të gjithë banorët po e përcillnin për te dera, Kiara Tito u dëgjua duke thënë:

“Bjordi po qan për ty”, duke iu referuar Luizit. Ndërkohë këngëtari e pranoi edhe vetë këtë gjë: “Mu mbushën sytë me lot, e kam seriozisht. Ta mbash mend. Do të kem shumë shok sa të dalim jashtë”.