Bota Luhet me zjarrin, bombarduesi bërthamor amerikan “prek” kufirin rus

Luhet me zjarrin, bombarduesi bërthamor amerikan “prek” kufirin rus

Stërvitjet ajrore brenga hapësirës NATO janë të zakonshme për forcat amerikane, por asnjëherë si ditën e djeshme, një mjet që mund të transportojë bomba bërthamore i është afruar kaq shumë kufirit rus, sipas disave duke e prekur atë.

Është rasti i një bombarduesi strategjik B-52, prej 60 vitesh një nga simbolet e aviacionit amerikan, i cili mund të përshkojë deri në 14 mijë kilometra pa furnizim, dhe të transportojë më shumë se 32 tonelata armatimesh, që ditën e djeshme ka kryer një mision që ka të gjitha gjasat për të qenë një paralajmërim.

Udhëtimi i avionit amerikan pranë kufirit rus

Bombarduesi u nis nga baza e Moron në Spanjë duke i u drejtuar Norvegjisë. Aty, zbriti drejt Danimarkës dhe më pas Polonisë, ku u furnizua në karburant në ajër para se t’ i drejtohej vendeve baltike.

Asnjëherë një bombardues strategjik ishte afruar aq shumë në gjirin e Finlandës, që përfshin edhe territorin e Kaliningradit rus duke u ngjitur lart jo larg Shën Petersburgut.

Edhe pse ende në zonën ndërkombëtare, avioni kaloi atë që cilësohet si FIR (Flight Information Region), zonën ku autoritet ruse mund të vihen në alarm.  Avioni kaloi këtë zonë për herë të parë, të paktën nga rastet e njohura në kohët e fundit, edhe pse zona FIR dhe hapësira ajrore e një shteti nuk përkojnë.

Fakti që ky mision, më shumë se armë të mirëfillta, mbarte një simbolizëm të qartë ndaj Moskës. Zakonisht fluturime të tilla nuk  e mbajnë hapur transponderin, aparat që mundëson lokalizimin e mjetit. Vendimi për ta mbajtur hapur për të gjithë, edhe me aplikacione civile, është një mesazh i drejtuar të gjithëve, në rajonin ku po zhvillohet lufta më e madhe pas vitit 1945.