Kiara dhe Luizi po qëndronin bashkë në sallon dhe në një moment Luizi filloi të fliste për një ëndërr që ai ka dhe që dëshiron ta realizojë pasi të dalë nga Big Brother.
Ja biseda e tyre:
Luizi: Kur të dal do hap një kopsht. E kam ëndërr se i dua shumë fëmijët. I adhuroj. Pse të mos e hap një kopsht. Përveçse i dua fëmijët, është biznes i mirë, i ndershëm, i pastër. Do marr nja 4 ose 5 gra të mira, të pastra, eduktarore, sanitare, infermiere dhe do ta bëj kopshtin. Do t’ia vë emrin “Çapaçulat”. Dhe kanë për të ardhur plot fëmijë.
Kiara: Hape! Duhet të shkosh dhe t’i të japësh mësim një orë.
Luizi: S’bëhet fjalë. Do shkoj, do t’i përkëdhel. O sa shumë i dua fëmijët për zotin.
Në mesazhet e Big Love, Luizi merr mesazhe pa fund edhe nga fëmijët e vegjël, sic duket nga dashuria e tyre i ka lindur edhe kjo ide.