Sport Shtatë fakte interesante të finales Juventus-Real Madrid

Shtatë fakte interesante të finales Juventus-Real Madrid

Real Madrid është bërë skuadra e parë që e ka fituar dy herë rresht Ligën e Kampionëve.

Por finalja e luajtur Cardiff të Uellsit ka dhuruar edhe disa statistika interesante.

1 – Real Madrid ka zhbllokuar ndeshjen me të vetmen gjuajtje në portë që ka bërë në pjesën e parë.

2 – Buffon është bërë lojtari i tretë më i vjetër që ka luajtur në një finale të Ligë së Kampionëve (39 vjeç, 126 ditë), pas Dino Zoff dhe Van Der Saar.

3 – Mandzukiç është bërë lojtari i tretë që shënon me dy klube të ndryshme në një finale të Ligës së Kampionëve pas Vasovic dhe Cristiano Ronaldo.

4 – Golat e pësuar nga Juventus në finale kanë qenë më shumë se ata të pësuar në të gjithë edicionin e 2016/17.

5–Cristiano Ronaldo ka realizuar 600 gola në karrierën si profesionist në ndeshjet e luajtura me klubin dhe kombëtaren.

6 –  Real Madrid është bërë skuadra e parë që ka realizuar 500 gola në historinë e Champions League.

7- Juventus ka luajtur me formacionin e dytë më të vjetër në një finale të Champions League (30 vjeç, 336 ditë), pas atij të Milan-it në 2007-ën (31, 35 ditë).