Politika Këshilli i Stabilizim-Asocimit/ Borrel dhe Varhelyi zbarkojnë në Tiranë, takohen me Ramën

Këshilli i Stabilizim-Asocimit/ Borrel dhe Varhelyi zbarkojnë në Tiranë, takohen me Ramën

Sot po mbahet në Tiranë takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE-së dhe Shqipërisë, pjesë e të cilit janë edhe dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.

Takimi i parë do të jetë mes Kryeministrit Rama dhe Borell, përpara se zyrtari i lartë i BE-së të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, që mbahet për herë të parë në Tiranë.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit, BE-ja pritet t’i paraqesë Shqipërisë edhe dokumentin me rekomandimet, mes të cilave prioritet është përmirësimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Një tjetër rekomandim është edhe Reforma në Drejtësi, e cila konsiderohet si vendimtare për forcimin e shtetit të së drejtës, përmes konsolidimit të një gjyqësori plotësisht të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional.

Lufta kundër korrupsionit mbetet një nga çështjet më të ndjeshme, së bashku me emigrimin që është një tjetër shqetësim për Bashkimin Europian.

Ndërkohë BE kujton se lufta kundër krimit të organizuar mbetet një prioritet kyç për Shqipërinë.