Nga Aurenc Bebja*, Francë
“The United States Daily” ka botuar, të premten e 12 tetorit 1928, në faqen n°2, një shkrim rreth teatrove që funksiononin asokohe në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Pesë teatro që funksionojnë në Mbretërinë e Shqipërisë
Mbretëria e Shqipërisë ka vetëm pesë teatro filmash, thuhet në një raport të atasheut tregtar amerikan në Athinë, i bërë publik nga Departamenti i Tregtisë. Raporti vijon në tekstin e plotë:
Të pesë teatrot kanë një kapacitet total prej 2200 vendesh. Vetëm një nga këto teatro jep një shfaqje të rregullt ditore; dy japin shfaqje katër ditë gjatë çdo jave dhe dy janë të kufizuara në shfaqje dy herë në javë.
Teatri Majestic në Korçë, me 800 vende, është salla më e madhe e filmave në Shqipëri. Korça ka edhe Teatrin Luka, me rreth 400 vende.
Teatri “Berati”, 200 vende, ndodhet në Berat, “Shkodra”, 300 vende, ndodhet në Shkodër, dhe Nasional, 500 vende, ndodhet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania