Sport Kostic bën të qajë Interin, Juve fiton në San Siro dhe shkon...

Kostic bën të qajë Interin, Juve fiton në San Siro dhe shkon -7 nga vendi i katërt

Me një gol të Filip Kostic në pjesën e parë, Juventusi i rrëmben Interit 3 pikë në “San Siro” duke regjistruar fitoren minimale 1-0.

Disfatë kjo që erdhi pas shumë polemikave në rastin e golit bardhezi që sigloi suksesin e 25 të Juves në shtëpinë e Interit. Zikaltërit humbasin vendin e dytë ku mbetet Lazio pas fitores në derbi.

Në rastin e golit të Kostic, u dyshuar se Rabiot e ndali topi me dorë por arbitri pasi konsultua me VAR e cilësoi golin të vlefshëm.

Kjo është humbja e tretë e Interit në katër ndeshjet e fundit.

Virtualisht Juventus është në kuotën e 56 pikëve, por momentalisht numëron 41, minus 7 nga zona Champions.