Nuk fitonte në 6 përballjet e fundit me Italinë, por Anglia e bëri një gjë të tillë në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2024 të luajtur në Napoli.
Skuadra e Gareth Southgate kaloi 2-1 kampionët e Europës që titullin e fituan pikërisht përballë “Tre Luanëve” në “Wembley” dy vite më parë.
Declan Rice që në fillim dhe më pas në fundin e pjesës së parë Harry Kane, i dhanë drejtim ndeshjes me të kaltërit të cilët shkurtuan me italo-argjentinasin Retegui, por nuk arritën të evitonin disfatën në stadiumin me emrin e legjendës, “Diego Armando Maradona”.
Kane prek kuotën e 54 golave duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë që ngjitet menjëherë në krye të grupit C.
Një tjetër skuadër e madhe që zbriti në fushë mbrëmjen e sotme ishte edhe Portugalia.
Cristiano Ronaldo u rikthye në formë të shkëlqyer me dy gola në suksesin 4-0 ndaj Lihtenshtejnit ku gjetën rrjetën edhe Bernardo Silva e Joao Cancelo.