Aktualitet Hyri në ujë për të shpëtuar një fëmijë, humb jetën tragjikisht shqiptari...

Hyri në ujë për të shpëtuar një fëmijë, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA, la pas tre fëmijë

Adem Qorri, një shqiptar i Kosovës, ka ndërruar jetë tragjikisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është mbytur.

Ngjarja e rëndë, që i mori jetën shqiptarit, i cili jetonte me familje në Florida, humbi jetën dje teksa po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht mbeti i vdekur vetë.

Kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që kanë njoftuar lajmin e dhimbshëm.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.

Qorri së bashku me ekipin e djalit 10 vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit. Ademi ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.