Aktualitet Zbulohen dy shtëpi hashashi në Krujë, në pranga dy vëllezër

Zbulohen dy shtëpi hashashi në Krujë, në pranga dy vëllezër

Policia ka zbuluar dy shtëpi hashashi në fshatin Qerekë të Krujës gjatë një aksioni të koduar “Pëllumbi”.

Brenda ambienteve u gjetën dhe sekuestruan 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Në pranga për këtë aktivitet të paligjshëm kanë rënë dy vëllezër, Sh.H. 39 vjeç dhe F. H. 32 vjeç.

Policia thotë se lidhja e paligjshme e energjisë është bërë nga 32-vjeçari F. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.