Aktualitet Pas atij në Astir, tjetër aksident me vdekje

Pas atij në Astir, tjetër aksident me vdekje

Aksidenti ne Astir

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në vendin tonë.

Pas aksidentit tragjik pasditen e së dielës në zonën e Astirit, në Tiranë, një tjetër aksident fatal ka ndodhur në mbrëmje, në afërsi të zonës së quajtur “Kthesa e Ariut”, në Kulle (Sukth).

Sipas të dhënave të deritanishme, viktimë ka mbetur drejtuesi i një motoçiklete, i cili është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.