Politika “Tani u kujtua për pensionistët”, Meta: Tentativë e Ramës për të blerë...

“Tani u kujtua për pensionistët”, Meta: Tentativë e Ramës për të blerë vota

Ilir Meta e ka cilësuar dhënien e bonusit 5 mijë lekëve të reja për pensionistët nga qeveria Rama si një tentativë të ulët për të blerë vota në zgjedhjet e 14 majit.

Në një bashkëbisedim me gjimnazistë, Meta shpjegoi edhe burimin e të ardhurave që Belind Këlliçi do të përdorë për t’i ofruar qytetarëve transport falas, në rast se do të zgjidhet kryebashkiak i Tiranës.

“Tani u kujtua për pensionistët ky meqë erdhën zgjedhjet dhe do të japë pesë mijë lekë të reja. Është një mënyrë absurde për të blerë vota në mënyrë të neveritshme. Në dhjetor, në vend që t’i kthente paratë studentëve dhe pensionistëve ua dha klientëve të vet me vepra publike dhe investime për qëllime luksi. Jo për të përballuar rritjen e çmimeve.

Me Belind Këlliçin, kryetar bashkie, do të kemi transparencë tjetër. Kush është kryetari i këshillit të bashkisë së Tiranës? E di njeri nga ju?

Sa i rëndësishëm është transporti për Tiranën. Tani janë shqetësuar se pse Belindi tha do ta bëjë falas dhe kanë filluar se ku do t’i gjejë paratë. 6 për qind e buxhetit aktual është kjo çështje që iu jep zgjidhje 200 mijë banorëve”, tha Meta.