Aktualitet Në gjykim për vjedhje, por policia e gjen te klinika private! Nuk...

Në gjykim për vjedhje, por policia e gjen te klinika private! Nuk kishte shkuar për vizitë, por për të vjedhur sërish

Një 30-vjeçar nga Vlora ishte lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje për akuzën e vjedhjes. E duket se këtë masë të dhënë nga gjykata e shfrytëzoi për të vjedhur edhe më shumë, derisa policia ra në gjurmët e tij.

Në një njoftim për mediat, autoritetet policore thonë se 30-vjeçari u arrestua pasi një ditë më parë vodhi një shumë parash në një klinikë private.

Sipas policisë, 30-vjeçari dyshohet se gjatë kohës që ishte në gjykim, vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës ndaj dhe aktualisht vijon punë për të dokumentuar këto raste.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftimin e policisë.