Sport E para, e dyta, e treta! Si Don Carlo çmendi ekipin pas...

E para, e dyta, e treta! Si Don Carlo çmendi ekipin pas fitores ndaj Barçës me artin e komunikimit (VIDEO)

Festa ishte e ligjshme për Realin pas fitores së bujshme në ‘Camp Nou’ dhe kalimit në finale të Kupës së Mbretit. Për ta bërë më të bukur atë në dhomat e zhveshjes së madrilenëve mendoi trajneri Carlo Ancelotti, me humorin e tij dhe artin e komunikimit, që e bën kaq të veçantë.

Batutat e ‘Don Carlos’ kanë çmendur futbollistët. “E para, jam krenar për ndeshje si kjo që kemi bërë ndaj Barcelonës. E dyta, ju gënjeva, kjo nuk ishte një finale. Ishte gënjeshtër, kjo ishte një gjysmëfinale, finalen duhet ta luajmë më vonë. E treta dhe e fundit, nesër jeni të lirë”, – tha Ancelotti.

Kaq mjaftoi për ta ndezur festën më shumë pas goleadës 0-4 në shtëpinë e katalanasve. Një ditë e lirë për lojtarët për t’u relaksuar. Carlo Ancelotti është një mjeshtër i madh për të menaxhuar grupin e lojtarëve, jo vetëm për anën teknike, por edhe për t’u ‘shkrirë’ me ta.