Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier tek kthesa e Patosit.
Një makinë ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë. Viktima është rreth 50 vjeç dhe nuk është identifikuar ende nga policia.
Ndërsa drejtuesi i makinës tip Benz, A.A. 63 vjeç, është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.