Aktualitet Apeli prish vendimin e dënimit për Habilajt

Apeli prish vendimin e dënimit për Habilajt

Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin e Shkalles se Parë për dënimin e Moisi Habilajt dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë, duke e rikthyer për rigjykim. Kanë qenë vetë të dënuarit që kërkuan shpalljen e tyre të pafajshëm, por Gjykata e refuzoi atë.

Habilaj dy vite më parë ishte dënuar me 10 vjet burgim për trafik dhe kultivim narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Me nga 9 vjet burgim ishin dënuar Nezar Seiti, Meridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Për trafikim ndërkombëtar edhe drejtësia italiane e ka dënuar Moisi Habiljan me 15 vjet burg.

Moisi Habilaj rezulton në arrati që prej 2021, pasi ia doli t’u shpëtojë karabinierëve italianë gjatë kohës që ishte në arrest shtëpie atje. Grupi i drejtuar nga vëllezërit Habilaj akuzohet se ka trafikuar përtej Adriatikut shqiptar drejt brigjeve italiane, gati 30 ton kanabis në 4 vite në vlerën e 300 milionë eurove.

Habilajt u hetuan në të njëjtën dosje ku u hetua edhe ish-ministri Saimir Tahiri, i dënuar me 3 vite e katër muaj burgim për shpërdorim detyre.