Extra Fansat befasohen nga mënyra se si Ben Affleck flet spanjisht

Fansat befasohen nga mënyra se si Ben Affleck flet spanjisht

Fansat e kanë parë Ben Affleck duke qeshur, duke qarë e gjithçka tjetër në mes, por nuk e kishin absolutisht idenë se ai dinte spanjisht dhe mbi të gjitha, të fliste aq rrjedhshëm.

Së fundmi, aktori mori rolin e sipërmarrësit Philip Knight – bashkëthemelues i Nike – në filmin “Air”. Si pjesë e fushatës promovuese të filmit, Affleck foli për stacionin radiofonik në Spanjë, Cadena SER, për të biseduar për të gjithë gjërat në lidhje me Nike.

Duke i zënë fansat plotësisht në befasi, aktori tha – në spanjisht: “Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se filmi nuk ka të bëjë me historinë e Michael Jordan; ai as që shfaqet në film.”

Ai vazhdoi të shpjegonte se Jordani është “aq i madh, aq i rëndësishëm, aq madhështor sa nuk ka një aktor në botë që mund të luajë rolin e tij.”

Edhe fansat që dinë të flasin spanjisht kanë mbetur të habitur nga intervista, e cila është bërë virale. “Ai flet spanjisht më mirë se unë dhe spanjishtja është gjuha ime amtare,” komentoi një shikues.

“Air” është një film me regji të Ben Affleck dhe skenar të Alex Convery që bazohet në ngjarjet e vërteta rreth origjinës së linjës së atleteve Nike Jordan. Në film luajnë Matt Damon, Ben Affleck, Jason Bateman, Marlon Wayans, Chris Messina, Chris Tucker dhe Viola Davis.