Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat pasi fjalës që ka mbajtur në Kuvend, Berisha theksoi se vizita i pëlqeu, por ka refuzuar të komentoj pyetjen e gazetares se përse diplomati nuk e takoi.
Më tej, ai shtoi se në programin elektoral të fushatës do të shtojnë dhe pikën për ekstradimin e Edi Ramës sapo SHBA ta kërkoj pas përfundimit të hetimeve për çështjen “McGoningal”
“E ndoqa vizitën e Escobar në Tiranë. Vizita më pëlqeu. Kaq mund të them. Kam një eksperiencë politike. Ajo që mund të garantoj Escobar se në programin elektoral të Berishës do të shtohet një pikë: Ekstradimi i Edi Ramës në SHBA, sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal”, tha Berisha.
Ai theksoi mes tjerash se ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan dhe se me 100 përqind ajo do jetë në hetim, gjë për të cilin i ka bërë thirrje edhe FBI-së.
“Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj”, tha Berisha.