Emiljano Tasho (Nina), kushëriri i Ervis Martinaj, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia në Rrugën e Barrikadave për llogari të Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë pasi i kishte marrë një personi makinën dhe nuk ia kishte kthyer dhe akuzohet për mashtrim.
Emiljano Tasho është person me precedentë të theksuar kriminal të mëparshëm.