Sport ANALIZA / Sakrifica, cinizmi dhe faktori “Diaz”, ja si Milan fitoi raundin...

ANALIZA / Sakrifica, cinizmi dhe faktori “Diaz”, ja si Milan fitoi raundin e parë ndaj Napolit

Milani zgjodhi momentin e duhur për të ndërprerë statistikën e vetme të gjashtë ndeshjeve të fundit kundër Napolit. Para mbrëmjes së djeshme, skuadra mysafire kishte fituar gjithmonë, ndërsa kuqezinjtë e Stefano Piolit hodhën poshtë tabunë në mbrëmjen më të rëndësishme, atë që vendos tullën e parë për kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League.

Një lojë e zhvilluar me mençuri, me përjashtim të 20 minutave të para në të cilat Milani dukej shumë i befasuar nga vitaliteti i bluve. Sapo i rezistoi goditjes dhe iu afrua disa herë disavantazhit, “Djalli” arriti t’i mbyllte linjat gjithnjë e më shumë.

Natyrisht, në mbajtjen e paprekur të rrjetës ka meritë të veçantë Maignan me pritjet e tij të jashtëzakonshme. E vetmja e metë mund të qëmtohet se nuk e shtoi marshin kur Napoli mbeti me 10 lojtarë në fushë, me daljen e Anguissa me karton të kuq, për të gjetur golin e dytë.

Zinxhiri i dyfishtë i Piolit kundër Napolit– Rezultati është i ndryshëm për sa iu përket shifrave, krahasuar me 4-0 në kampionat së fundi, në stadiumin “Maradona”, por Pioli shfrytëzoi idetë e vëna në jetë tashmë rreth dhjetë ditë më parë, duke filluar me zinxhirin e dyfishtë të anësorëve.

Epo Calabria, me ndihmën e Krunic, falë Kvaratskhelia të trullosur që dukej pothuajse i trishtuar pasi humbi një mundësi të shkëlqyer në fillim të lojës, Theo dhe Leao në anën tjetër ishin shumë të mirë, duke qenë se Di Lorenzo dhe Lozano praktikisht nuk e kanë parë kurrë njëri-tjetrin në nivelin e kombinimeve dhe zbritjeve.

Faktori Diaz- Dhe më pas ka një performancë tjetër të mrekullueshme nga Brahim Diaz. Loja që çoi në golin e Bennacer mbetet në sy (ai doli i rraskapitur pas 65′ duke markuar Lobotkën), por në përgjithësi ishte i pamposhtur në çdo sektor të ​fushës. Në nivel individual është e pamundur të mos përmendet Maignan, si zakonisht i shkëlqyer.

Sakrificë dhe durim- Taktikisht, menaxhimi i ndeshjes ishte në lartësinë e sfidës. Vërtet, Milani mund të kishte pësuar gola në fillim dhe në fund të ndeshjes, por të mos ndëshkohej nag një ekip si Napoli ishte e paimagjinueshme. Megjithatë, në 60 minuta lojë, kuqezinjtë treguan durim, cinizëm dhe sakrificë.

Durim për të mos iu dhënë hapësirë ​​Kvara-Lozanos, duke e lënë të izoluar Elmas, tashmë në telashe sepse u detyrua të largohej nga roli i tij, dhe duke detyruar Lobotka e Zielinski të ecnin në zona të rrezikshme të fushës.

Cinizmi në të kuptuarit se kur duhet të tërhiqet dhe kur të riniset, kur të presë me një lloj 4-3-3 dhe kur, në vend të kësaj, të lërë Tonalin dhe Diazin në krye të lojës. Më në fund sakrifica, si ajo e treguar nga Bennacer ndaj Lobotka, e Krunicit duke dubluar markimin e Kvara ose ajo e Giroud për t’i dhënë më shumë hapësirë ​​Leaos.

Euroderbi i mundshëm në Champions- Por mjerë të mendohet se gjithçka ka mbaruar sa i takon kualifikimit. Është e vërtetë që Kim dhe Anguissa do të mungojnë prej skualifikimit te Napoli, është e vërtetë që Osimhen do të jetë çdo gjë tjetër veçse në formën më të mirë, por një gol është shumë pak për të qenë në gjendje të fantazosh tashmë një ‘Euroderby’ të mundshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (një fjalim që vlen edhe për Interin, edhe pse ka fituar 2-0 ndaj Benfica në Lisbonë).

Kjo, edhe sepse Napoli, jo në momentin e tij më të mirë të sezonit, u tregua i rrezikshëm edhe pa lojtarin e tij më të mirë. Në këtë kuptim ndeshja delikate jashtë fushe, në Bolonjë, mund të jetë një mënyrë e mirë për ta mbajtur vëmendjen e kuqezinjve lart, drejt të martës së ardhshme…, kthimit me Napolin./Sportmediaset.it