Ish-prokurori Gentian Trenova thotë se me ligj, në Shqipëri çdo person mund të përgjohet nga autoritetet ligjzbatuese, pavarësisht postit që ata mbajnë. Të vetmit që bëjnë përjashtim janë diplomatët e huaj, të cilët siç ish-prokuroi shpjegoi mbrëmë në “Opinion”, kanë imunitet të plotë diplomatik.
Artan Hoxha: Në momentin që dilte kryeministri në bisedë, a duhet të vazhdonte përgjimi apo duhet të ndërpritej?
Gentian Trenova: Kodi i Procedurës thotë që përgjimet, ose rezultatet e përgjimeve janë të vlefshëm për të gjithë komunikuesit. Nuk ka rëndësi së kush është. Ai nuk ishte futur në përgjim, asnjë nga personat me imunitet (i referohet dosjes 184).
Blendi Fevziu: Personat që ishin me imunitet kanë hyrë në përgjim si kolateral…
Gentian Trenova: Si bashkëbisedues. Nëse personi A është në përgjim, të gjithë personat e tjerë që komunikojnë me personin A, pavarësisht se ata të tjerët, B, C, mund të jenë me imunitet, fakti që komunikojmë me A, me ligj, të gjitha komunikimet janë të vlefshme.
Blendi Fevziu: Janë të përdorshme? Zbardhen dhe fjalët e personave me imunitet, kushdo qofshin ata? Dhe mund të përdoren në çështje?
Gentian Trenova: Po. Domethënë, deputetët dhe ministrat kanë imunitet vetëm për kontrollin e banesës, kontrollin e vendeve dhe për arrestimin. Nuk kanë imunitet tjetër.
Blendi Fevziu: Kush ka imunitet nga përgjimi? Presidenti i Republikës?
Gentian Trenova: Asnjë.
Blendi Fevziu: Asnjë person në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet nga përgjimi?
Gentian Trenova: Imuniteti është vetëm arrestimin, masë sigurimin dhe kontrollin banesës, vendeve, automjetit…
Artan Hoxha: Po nëse Arenc Çelës, që është në detyrë, ose Altin Dumanit, i shkrep të përgjojë kryeministrin, e përgjon?
Gentian Trenova: Po. Nuk ka asnjë lloj pengese.
Blendi Fevziu: Pra nëse një prokuror vendos të përgjojë kryeministrin, se ka një indicie, presidentin, zv/kryeministrin, kryetaren e Kuvendit, mund të përgjojë secilin?
Gentian Trenova: Po.
Blendi Fevziu: Po anëtarët e trupit diplomatik lejohen, brenda territorit të Shqipërisë?
Gentian Trenova: Këta kanë imunitet të plotë diplomatik në çdolloj hetimi. Diplomatët nuk mund të hetohen.
Blendi Fevziu: Po nëse një prokuror, nëse ka indicie për një prokuror tjetër, mund ta verë në përgjim?
Gentian Trenova: Patjetër. Prokurorët dhe gjyqtarët që janë arrestuar, si janë arrestuar.
Elizabeta Imeraj: Ka patur prokurorë e gjyqtarë që janë arrestuar me përgjime.
Artan Hoxha: Sigurisht që miratohen në gjykatë.
Elizabeta Imeraj: Patjetër. Vendimi për autorizimin e përgjimit, vlerësohet në gjykatë.