Sport Interi nuk di më të fitojë në Serie A, Monza e rreh...

Interi nuk di më të fitojë në Serie A, Monza e rreh në shtëpi

Interi ka koleksionuar një humbje tjetër në Serinë A, pas fitores që mori në mesjavë në Champions League përballë Benficas.

Zikaltërit u mundën në shtëpi 1-0 nga Monza, duke mbajtur vendin e 5 në renditje, që e lë jashtë Champions për sezonin e ardhshëm.

Goli për miqtë u shënua në minutën e 78 nga Caldirola, i cili i dha Monzës 3 pikë mjaft të rëndësishme.

Në këtë takim Inzaghi zgjodhi të hedhë nga minuta e parë dhe shqiptarin Asllani, i cili zhvilloi një ndeshje të pëlqyeshme, deri sa u zëvendësua në minutën e 70 nga Brozoviç.

Në këtë moment, zikaltrit janë jashtë zonës Champions. Një pikë në 5 ndeshje për Inzaghin.