Extra Olta: Jam e bindur që BBV do ta fitojë Luizi, ka shumë...

Olta: Jam e bindur që BBV do ta fitojë Luizi, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur

Olta Gixhari, një nga protagonistet kryesore të “Big Brother Vip 2”, u largua vetëm para pak javësh nga shtëpia.

Që pas daljes ajo nuk është shprehur kurrë nëse e shikon Luizin si fitues të këtij edicioni, por pasi u pyet nga fansat ajo tha se është e bindur që Luizi do ta fitojë këtë Big Brother.

Aktorja së fundmi ka bërë një live për fansat, përmes të cilëve ka marrë pyetje të ndryshme, njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e Big Brotherit, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion.

Në përgjigjen e saj ajo tha se është e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse nuk e kishte thënë më parë.

Aktorja tha se e kishte kuptuar edhe brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit jashtë.

“Luizi. Jam e bindur që do e fitojë Luizi. Edhe pse unë e kam shprehur, e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit. E kam kuptuar dhe kur isha brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit. Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, shtoi artistja e njohur”, u shpreh Gixhari.