Extra Analiza e Qetsorit: Pse Kiara do të jetë fituese. Nita shpallet nesër...

Analiza e Qetsorit: Pse Kiara do të jetë fituese. Nita shpallet nesër finaliste, edhe pse s’e meriton

Ndonëse pjesa më e madhe e banorëve mendojnë që Kiara nuk është lojtare e fortë dhe se nuk e meriton finalen,

Qetsori mendon se Kiara është lojtare e fortë dhe se dhe se e meriton finalen, madje sipas tij ajo mund të shpallet fituese.

Teksa po bisedonte me Kiarën, ai i tha asaj se e sheh finaliste dhe fituese. Sipas Qetsorit, Kiara ka mbajtur peshën e banorëve, peshën e lidhjes dhe se ka përballuar më shumë situata se sa Luizi.

Kjo e fundit e falenderoi Qetsorin për konsideratën dhe i tha atij se thjesht ka reaguar në situata të ndryshmen, në bazë të reality shoë-t.

Qetsori tha se ai po e gjykon situatën si publik dhe sipas tij, pavarësisht se Luizi ka bërë lojë më të fortë, Kiara ia merr fitoren atij, pasi ka përjetuar më shumë gjëra gjatë rrugëtimit të saj.

Qetsori flet me Nitën: Kam ndjesi se nesër shpallesh finaliste,edhe pse s’e meriton

Ndërkohë, përmes një zarfi, Vëllai i Madh ditën e djeshme lajmëroi banorët se në spektaklin e së martës do të shpallet finalisti i parë.

Qetsori i tha Nitës se ai ka një ndjesi, që ajo mund të shpallet finalistja e parë, jo se e meriton një gjë të tillë, por do shpallet për shkak të historisë së saj me babain.

Nita e pyeti Qetsorin që përse nuk e meriton dhe përse ai mendon që ajo mund të shkojë në finale vetëm për shkak të historisë me babain e saj.

Qetsori u shpreh se askush nuk e fiton individualisht diçka dhe se edhe ai, edicionin e Big Brother 2, e fitoi për shkak se kishte një djalë të vogël dhe se kishte një atmosferë familjare.

Ai tha se gjithëkush, nuk e fiton dot i vetëm finalen, por e fiton nga një faktor tjetër, që mund të jetë familjar, apo pjesë e rrethit shoqëror.