Sport Atleti Izmir Smajlaj shpallet i pafajshëm, dënohet presidenti i FSHA-së Gjergj Ruli

Atleti Izmir Smajlaj shpallet i pafajshëm, dënohet presidenti i FSHA-së Gjergj Ruli

Atletit shqiptar të kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, i është hequr pezullimi nga federata ndërkombëtare. Sipas TCH, kampioni i Shqipërisë dhe Europës ka fituar pafajësinë nga gjykata dhe mund të kthehet menjëherë në aktivitet.

Ndaj Smajlajt nuk ka më asnjë akuzë. Sportisti shkodran arriti të fitojë betejën ligjire të zhvilluar në Francë me ‘Njësinë e Integritetit të Atletikës’, pas akuzave të kësaj të fundit për manipulim rezultati në bashkëpunim.

Në këtë çështje ishin të përfshirë edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atketikës, Nikolin Dionisi, i dënuar me 4 vjet pezullim nga aktivitetet, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës dhe njëkohësisht trajneri i Smajlajt, Gjergj Ruli, që është dënuar 5 vjet pezullim.

Presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli, është dënuar ‘për mungesë sinqeriteti dhe mosmarrje masash ndaj administratës për gabimin e bërë’.

Zgjedhjet e reja për drejtuesit e rinj të FSHA-së do të zhvillohen më 19 maj.