Sport Schweinsteiger është i sigurt: Finalja e Champions League do të jetë Manchester...

Schweinsteiger është i sigurt: Finalja e Champions League do të jetë Manchester City-Milan

Bastian Schweinsteiger i ka idetë e qarta rreth finales së këtij sezoni në Champions League.

Ish-kapiteni legjendar i Bayern Mynih, i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në profilin e tij në Twitter.

“Si mendoj se do të dalë finalja? Manchester City-Milan”, u përgjigj ish-mesfushori gjerman, duke theksuar se beson tek avancimi i kuqezinjve të Piolit në finalen e Stambollit.

Në të njëjtën kohë, Schweinsteiger indirekt pranon se nuk beson te përmbysja e Bayern Mynih, skuadrës së tij të zemrës.

Bavarezët humbën 3-0 çerekfinalen e parë ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”.

Sfida e kthimit do të luhet të mërkurën në Mynih. Ndërkohë, Milani zbret në fushë të martën në ‘Diego Maradona”, stadium ku duhet të mbrojë triumfin 1-0 ndaj Napolit në “San Siro”.