Një aksident ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet pasditen e kësaj të marte, ku sipas policisë, bëhet me dije se janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme material, po përleshja fizike mes drejtuesve ka bërë që njëri prej tyre të përfundojë në spital.
Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.