KAS ka vendosur rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për pasqyrimin e emrit të Sali Berishës Berisha si kryetar i komanduar i koalicionit “BF” në fletën e votimit.
Më herët, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me përfaqësues Endrit Braimllarin ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kryetar i komanduar i këtij koalicioni është Sali Berisha.
Po ashtu, KAS ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për pasqyrimin e emrit të kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Metën në fletën e votimit.