Sport Ronaldo vijon të mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Champions...

Ronaldo vijon të mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League

Edhe pse për momentin nuk po shfaq një formë të mirë, Cristiano Ronaldo kryeson listën si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Real Madrid ka shënuar me fanellën madrilene dhe atë të Manchester United gjithsej 111 gola në Champions League.

Pas tij renditet argjentinasi Leo Messi me 97 gola, i ndjekur nga spanjolli Raul Gonzales me 71 finalizime në rrjetë.

Pesëshen kryesuese e mbyllin Ruud van Nistlerooy me 56 gola dhe Karim Benzema me 51 gola.

Më pas në “top 10” vijojnë edhe legjenda si Thierry Henry, Alfredo di Stefano, Andrij Shevchenko, Zlatan Ibrahimovic dhe Eusebio.

Llogaritja e golave ka nisur nga sezoni 1955-56, kohë kur ka startuar Liga e Kampioneve.