Përmes një nominimi të kryer nga banorët ditën e djeshme, Kiara, Efi dhe Bledi kanë dalë në nominim të tre dhe njëri prej tyre do largohet sot.
Efi ka nisur të provokojë Luizin duke e pyetur se si ndihet tani që do largohet Kiara. Por, Luizi ka zgjedhur mos të reagojë.
Gjithsesi një reagim ka ardhur nga tezja e Kiarës, Gena.
Në një video në Instagram ajo komenton:
“Kush tha që do iki Kiara moj Efi. Kujton se do rrish ti se je këputur për këtë Big Brother e di sa emocion ke dhënë ti. Dhe vetë po e kupton që dole jashtë loje mëso në jetë të mos shtiresh dhe mashtrosh se humb shumë”.