Extra Fansat e kanë pritur prej kohësh, Elvana Gjata njofton super koncertin në...

Fansat e kanë pritur prej kohësh, Elvana Gjata njofton super koncertin në stadiumin Air Albania

Elvana Gjata njoftoi së fundmi se do të organizojë një koncert në stadiumin Air Albania më 22 qershor. Lajmi u prit me emocione nga fansat e këngëtares që e kanë pritur me padurim një ngjarje të tillë!

Në njoftimin e saj, Elvana u shpreh e emocionuar duke thënë se ka kohë që pret për të ndarë këtë lajm. Më tej ajo tha se 22 qershori do të jetë një natë shumë e veçantë për të dhe shpreson që të jetë e tillë për të gjithë.

“Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju. Do të jetë një super show, një super atmosferë e me super miq 🙂 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada, për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit.”

“Lajmi që kemi pritur prej një jete,” shkruajnë njerëzit nëpër komente. “Më në fund!” shkruan një tjetër. “Diva e dy dekadave.”

Stadiumi Air Albania është një ambient ideal për koncertin e Elvanës, pasi është një nga ambientet më të mëdha në kryeqytet, i duhuri për numrin e adhuruesve të Elvanës, një këngëtare që prej dy dekadash i ka dhuruar skenës muzikore hite të paharrueshme.