Extra I tha ‘Po’ propozimit për martesë, Elvis Pupa bën publike foton e...

I tha ‘Po’ propozimit për martesë, Elvis Pupa bën publike foton e parë të unazës që Luizi i dhuroi Kiarës

Aktori i humorit, Elvis Pupa ka ndarë në rrjetet sociale foton me moderatoren Kiara Tito, e cila mori një propozim për martesë live në ‘Big Brother Vip’, nga partneri i saj Luiz Ejlli.

Në këtë postim, bëhet publike për herë të parë dhe unaza të cilën mori Kiara nga propozimi, ku aktori ka shkrepur foton me Kiarën dhe shkruan “Sezonin dasmave e deklaroj të hapur. Iku prenotimi i parë për Shkodër. Çiftet e kësaj vere, prenotoni në inboks. Jashaaaaaa”.

Nga ana tjetër vetë Luizi zgjodhi një formë ndryshe për t’i bërë Kiarës propozimin për martesë, pasi prej disa ditësh ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë. Pika kulminante ishte në prime, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.

Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë. Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua ta fus një shpullë”.