Sport Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në Kategorinë Superiore, Kastrioti tërheq Kukësin në fund

Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në Kategorinë Superiore, Kastrioti tërheq Kukësin në fund

Skënderbeu është rikthyer në Kategorinë Superiore pas një viti në Kategorinë e Parë. Korçarët mposhtën 0-4 Turbinën e Cërrikut këtë të diel duke e siguruar edhe matematikisht ngjitjen mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Po ashtu, edhe Dinamo ka zyrtarizuar ngjitjen në Superiore kur janë edhe dy javë për tu luajtur në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, në Kategorinë Superiore e ashpër është lufta për kupat e Europës, por edhe për mbijetesë. Këtë të diel, Kastrioti i dha një goditje Kukësit duke e mposhtur minimalisht me një gol të realizuar nga Selmani në minutën e 23-të.

Me këtë fitore, Kastrioti shkon në kuotën e 31 pikëve, por mbetet në vendin e fundit, ndërsa Kukësi ka 36 pikë në vendin e tetë duke rrezikuar ndjeshëm rënien nga Kategoria Superiore.