Extra Snoop Dogg “kapet mat” në rrugët e Londrës me truproja shqiptarë

Snoop Dogg “kapet mat” në rrugët e Londrës me truproja shqiptarë

Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Snoop Dogg, gjatë vizitës në Londër është marrë në ruajtje nga një grup truprojash shqiptarë.

Në disa foto të publikuara sot, shihet se reperi me famë botërore ecën në rrugët e Londrës nën shoqërimin e rreptë të katër shqiptarëve.

Gjatë udhëtimit me makinë drejt një restoranti në zonën Soho të Londrës Snoop Dogg shihet duke bërë shqiponjën simbolin e shqiptarëve.

Gent Dedei, i cili drejtoi të gjithë mbrojtjen e Snoop Dogg, thotë se nuk ishte e lehtë, por jo e pamundur t’i siguronin ruajtjen për vetë profilin që ai ka.

Ndërsa shtatlarti nga Burreli, emigrant prej shumë vitesh në Londër, Skënder Leka, tregon se ishte vlerësim për shqiptarët që punojmë në industrinë e sigurisë të shoqëronim gjatë disa ditëve, një person VIP siç është artisti amerikan me famë botërore Snoop Dogg.

Prej vitit 1998 kur shqiptarët mbërritën masivisht në Angli, një numër i madh prej tyre nisën të punonin si “doorman” roje sigurie në lokalet e natës, edhe në ato ndër më të njohurat. Me kalimin e viteve shumë shqiptarë kanë ngritur kompanitë e tyre të sigurisë, edhe për mbrojtje personash VIP.