Aktualitet I dënuar me 8 vjet burgim në Itali, kapet në Vlorë 51-vjeçari...

I dënuar me 8 vjet burgim në Itali, kapet në Vlorë 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Limit” është kapur dhe arrestuar në lagjen “Pavarësia” në Vlorë 51-vjeçari, Besnik Osmëni, i kërkuar ndërkombëtarisht.

Besnik Osmëni është dënuar me 8 vjet burgim nga Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.