Extra “Pse krijova respekt për Luizin”, Elvis Pupa: Kë shoh në finale dhe...

“Pse krijova respekt për Luizin”, Elvis Pupa: Kë shoh në finale dhe kush e fiton BBV

I ftuar në “Wake Up” ka qenë Elvis Pupa, ish-banori i “Big Brother VIP” i cili ka folur për eksperiencën e tij në këtë format. Ai gjithashtu u ndal dhe tek marrëdhënia e tij me Luizin. I pyetur për mënyrën se si ia dha dorën Luizit, kur hyri për herë të parë në shtëpi, Elvisi u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim që t’i tregonte atij se e mbështet. Pavarësisht se është diskutuar gjatë mënyra se si ia ka dhënë dorën Luizit, Elvisi e mohon që të pasur një arsye, siç është marrë nga publiku.

“Nga të gjithë ata aty e pashë veten që kam kaluar eksperienca në jetë. Unë dhe Luizi shumë gjëra i kishim të përbashkëta. Kur pashë energjinë dhe fokusin e tij për lojën, unë krijova një lloj respekti dhe afrimiteti. Klane dhe aleanca nuk kam bërë kurrë aty brenda. Ai e ka thënë që kur hyri brenda e pa që nuk kishte shanse me të tjerët. Aty filloi presionin dhe lojën me të tjerët sepse i tillë ishte dhe formati. Unë hyra për realitet, jo për shoë. Të kisha bërë unë Ninin e Bules përshembull do i thonim produksionit javë për javë që të na sillnin një furgon me banorë të rinj sepse do i nxirrnim të gjithë jashtë. Por unë nuk hyra për atë gjë, unë doja të isha real. ‘Qëllimi justifikon mjetin’ nuk është motoja ime. Nuk po e gjeja veten”.

Ndër të tjera, Elvisi tregoi do ketë një bashkëpunim me Lorenc Hasramën dhe se ka një respekt të madh ndaj këngëtarit. I pyetur se çfarë planesh dhe projektesh ka Visi tani që ka dalë nga “Big Brother VIP”, ai shprehet se:

“I kam munguar publikut prej 6 vjetësh. Unë hyra në “Big Brother” sepse doja që të shihnin kush ishte Visi i vërtet, por dhe për projektet e mia. Dua të jem i pranishëm në ekran, por jo çdo javë sepse e kam të pamundur të jem fizikisht. Kam qejf muzikën dhe kam bërë më herët muzikë. E kam lënë këtë gjë tani, por kisha qejf që të eksperimentoja, sidomos tek popullorja”.

Teksa shprehet se Luizi është fituesi i “Big Brother”, Visi tregon gjithashtu se kë sheh ai në finale: “Më parë jam shprehur se do jetë Luizi, Efi, Qetsori dhe Nita. Tani jam mes Qetsorit dhe Deas. Më shumë shoh kokë më kokë në finale Luizin me Efin”.