Nëse qëndroni shumë gjatë duke bërë foto në qytetin e bukur italian të Portofinos do të gjobiteni me 275 euro. Ky vendim, sipas autoriteteve do të shmangë trafikun në qytetin luksoz e shumëngjyrësh.
Sipas kryebashkiakut Matteo Viacava, të gjithë ata që ndalojnë të bëjnë foto bllokojnë rrugët dhe trafikun. Ai shtoi se njerëzit që bëjnë selfie shkaktojnë “kaos anarkik”.
Gjobat për qytetarët që bëjnë foto duke u ndaluar për një kohë të gjatë në një vendndodhje të caktuar do të vendosen vetëm në disa zona të Portofinos që janë përcaktuar si “zona të kuqe”.
Qeveria lokale e nisi vendimin gjatë fundjavës së Pashkëve dhe planifikon të mbajë rregullin e vendosur për selfie deri në fund të sezonit të festave në tetor.
Për turistët që janë të dëshpëruar për të bërë një selfie në zonat e ndaluara, ndalimi hiqet çdo ditë në orën 18:00.
Kjo komunë e Italisë e njohur për bregdetin e saj mahnitës dhe shtëpitë shumëngjyrëshe me pamje nga deti nuk është e vetmja zonբ që po krijoj ndalime për selfie apo foto.
Autoritetet e Japonisë i kanë ndaluar njerëzit të përdorin shkopinj selfie në të gjithë rrjetin hekurudhor. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzve u është ndaluar të bëjnë selfie në pjesë të Kullës së Londrës për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Kurorën Mbretërore. Në Spanjë, qeveria i ka ndaluar njerëzit të bëjnë selfie gjatë eventit vjetor të vrapimit të demave, në rast të kundërt gjobiten me 3000 € .