Olta Gixhari ishte e ftuar në “Wake Up” dhe foli për raportin e Amosit dhe iu përgjigj ndoshta një prej dilemave të publikut, se pse Olta ishte kaq e afërt me të. Ajo shpjegoi se në shtëpinë e “BBVA” u gjend në një situatë të vështirë, pasi duhet të ndante hapësirën e saj me njerëz të panjohur.
“Që këtu (jetesa me të panjohur) për mua filloi problemi, më 25 dhjetor në shtëpinë e “BBVA”, prandaj unë u lidha aq shumë me Amosin, sepse e njoh që në Akademinë e Arteve. Kemi ndarë skenën bashkë, në film dhe në teatër. Me Elian (motrën e Amosit) gjithashtu kam një miqësi shumë të mirë. Me Yllkën kam eksperiencë shumë të mirë në karrierën time”, tha Olta.
Më tej shtoi:
“(Ai) ishte i vetmi njeri që e ndieja si vëllaçko, si një pjesë timen shumë të rëndësishme nga jashtë, por që ishte brenda (në shtëpi)”.
Olta u ndal dhe te komentet tallëse të njerëzve në mbrëmjen kur doli Amosi. Kudo në rrjet u shpërndanë video ku Olta mbështetej te dera dhe qante dhe shpërthyen meme-t dhe reagimet. Për to, aktorja tha:
“Unë qava në atë formë (pas eliminimit të Amosit) dhe pashë kur dola që ishin tallur shumë me lotët e mi aty brenda, ai ka qenë momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur aq keq as kur kam parë sa shumë më urrenin apo sa më kanë bullizuar në një formë, apo më janë drejtuar me një gjuhë urrejtjeje”.
Në një moment, Olta u prek dhe vijoi:
“Unë kam qarë, mbase në mënyrë pak teatrale, por unë jam rritur me teatrin. Përpara se njerëzit të hedhin një mendim, duhet të bëjnë një analizë se kush jam unë dhe nga vij unë. Jam rritur në teatër, që në klasë të pestë, kur jam marrë në balet dhe teatër. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por më besoni, janë po aq të vërteta sa jeta ime reale. Jeta ime në skenë është po aq e vërtetë sa jeta ime e përditshme”.
Ajo shpjegoi edhe se çfarë e ka lënduar nga komentet e njerëzve:
“Nuk më ka dhembur që kanë dyshuar, por që janë tallur. Isha unë po i njëjti personazh brenda shtëpisë që thonin: “Pse nuk qan kjo dhe do të nxjerrë vetëm anën e një gruaje të fortë që nuk lëshon lot kollaj” dhe më në momentin e parë që unë e bëj (komentojnë), që ishte edhe një formë shkarkimi. Unë nuk kisha qarë për 1 muaj”.
Gjithashtu, Olta shtoi se nuk është e vërtetë që s’ka qarë për videon e djalit të saj. “Qava të nesërmen dhe kam qarë 6 ditë rresht. Vetëm kam qarë dhe në dhomën e rrëfimit më thanë: “Çfarë do që të bëjmë se nuk të shohim dot kështu?”. Gjithsesi, e kam marrë veten, sepse ai ka qenë një tjetër moment kur kam dashur ta lë shtëpinë. Por, nuk e di, duhet të kenë shumë guxim dhe stomak të fortë njerëzit që tallen me lotët e dikujt që vuan”, tha ajo.