Arbana Osmani ka qenë në qendër të kritikave pasi i tha Luizit: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit”.
Koment ky që ishte bërë edhe për vëllain e Kiarës në mediat sociale ditët e fundit.
Kjo ka nervozuar rrjetin që mendojnë se Arbana nuk duhet të mbrojë një vajzë duke ulur një tjetër dhe se përfshiu Kiarën pa të drejtë, pasi ajo nuk mban përgjegjësi për deklaratat e Luizit.
Ditën e sotme ajo ka sqaruar sërish në mediat sociale deklaratën e saj, duke shkruar se vajzave që marrin pjesë në reality-show iu bëhet një linçim publik dhjetë herë më i madh se djemve.
Ajo shkruan se i ka ardhur keq për Kiarën që i ka thënë se të vëllait i kanë shkruar “Shiko se çfarë bën motra jote poshtë jorganit”.
Moderatorja shton se nuk bën asnjë vajzë me turp fakti që ka marrë pjesë në një format të tillë ku dashurohet dhe ndan historinë me publikun.
Sipas Arbanës linçimi që po u bëhet vajzave e grave të ‘Big Brother’ këtë vit ka qenë i madh ndaj reagon kur ai ndodh edhe brenda shtëpisë.