Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me lajmin e shpërndarë nga disa portale se oponionistes së BBV Zhaklin Lekatari i është thyer një xham i makinës gjatë natës në afërsi të stadiumit “Dinamo”.
Policia bën me dije se lajmi është i pavërtetë.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.” – thuhet në njoftim.