Policia e Shtetit njoftoi sot zbardhjen e ekzekutimit të biznesmenit 51-vjeçar, një javë më parë në Shëngjin.
Kështu, në organizimin dhe ekzekutimin e këtij atentati morën pjesë 6 persona. Shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezi, Ruben Saraiva.
Ky i fundit ishte dhe personi që e ekzekutoi Nikulajn.
Porositës i vrasjes dyshohet të jetë pikërisht Edmond Haxhia, i cili po hetohet si organizator, porositës dhe financues i krimit.
Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 97-s. Haxhia ka shtetësi shqiptare dhe britanike.
Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp tha këtë të mërkurë se në rolin e ekzekutorit ka qenë shtetasi portugez. Sa i përket motiveve, Rrumbullaku tha se bëhet fjalë për gjakmarrje. Megjithatë sa i takon porositësve, ai tha se hetimet vijojnë, pa dhënë detaje të tjera. Të gjithë autorët e dyshuar, sipas kreut të policisë, pas ngjarjes kanë arritur të largohen nga Shqipëria.
Rrumbullaku theksoi se policia ka mundur që të sigurojë prova të pakundërshtueshme për përfshirjen e këtyre personave në organizimin dhe vrasjen e biznesmenit 51-vjeçar