Tirana është në rrugën e duhur për të dy trofetë e futbollit shqiptar këtë sezon. Ndërsa në kampionat, udhëheqin me distancë, bardheblutë janë tashmë një hap larg nga finalja e Kupës së Shqipërisë.
Kryeqytetasit triumfuan 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Teutës së Durrësit, takim i zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena. Për bardheblutë shënuan Hasani, Lulaj dhe Lushkaj.
Ndërkohë, edhe Egnatia dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 1-1 në Shkodër. Goli për Egnatian u shënua nga sulmuesi i tyre kryesor, ganezi Dëamena. Ndërsa shkodranët barazuan në fund me Hoxhaj.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas dy javësh.