Aktualitet Fevziu jep detaje për vrasësin portugez të biznesmenit: U hoq sikur donte...

Fevziu jep detaje për vrasësin portugez të biznesmenit: U hoq sikur donte një vajzë shqiptare

Këtë mbrëmje në “Opinion” janë diskutuar detajet e reja për vrasjen e biznesmenit 51-vjeçar Ardian Nikulaj në Lezhë.

Blendi Fevziu u shpreh se sipas të dhënave që ai ka, portugezi kishte hapur një legjendë në zonën ku jetonte këto dy muajt e fundit sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja.

Kjo si një alibi për autorin e krimit të rëndë për të mos ngjallur dyshime tek forcat policore.

“Katër britanik dhe një portugez, që përfshihen në një vrasje në Shqipëri. Që rrinë dy muaj këtu, vijnë vërdallë. Madje sipas të dhënave që mora unë para emisionit, portugezi kishte hapur edhe një legjendë në zonën ku jetonte. Sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja, edhe kishte ardhur për një histori dashurie. Në këtë mënyrë e dinte edhe ai që kemi disa probleme paragjykimesh. Kështu që kishte krijuar një histori të tërën për…”, u shpreh Fevziu.