Për herë të parë Papa Francesku do të lejojë gratë të votojnë, në një takim të rëndësishëm global të Peshkopëve në muajin tetor, lëvizje kjo e konsideruar si historike.
Rregullat e reja, të njoftuara të mërkurën, do t’u japin 5 motrave fetare të drejtën e votës në Sinod, që është organi Këshillues Papnor.
Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në mbledhje vetëm si vëzhguese. Burrat do të vazhdojnë të përbëjnë shumicën e votuesve në takimin me shumë ndikim.
Megjithatë, reformat shihen si një kthesë e rëndësishme e Kishës Katolike Romane, e dominuar nga meshkujt për shekuj me radhë.
Përveç kësaj, Papa vendosi të përfshijë 70 anëtarë joklerikë të komunitetit fetar, duke e zhvendosur kështu sinoden nga të qenit një takim vetëm për hierarkinë Kishtare.