Aktualitet Vrasja e Ardian Nikulajt, ish-prokurorja Elisabeta Imeraj tregon pse porositësi mori vrasës...

Vrasja e Ardian Nikulajt, ish-prokurorja Elisabeta Imeraj tregon pse porositësi mori vrasës të huaj

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur mbi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës dhe detajet që janë zbardhur mbi ekzekutimin. Në Report Tv, Imeraj tha se porositësi, Edmond Haxhia, zgjodhi të huaj që të vrisnin Nikulajn pasi ata do ta kishin më të lehtë për të humbur gjurmët.

Ish-kryeprokurorja shprehet se ekzekutori portugez, Ruben Saraiva dhe 5 bashkëpunëtorët britanikë e kanë pasur më të lehtë që vëzhgojnë Ardian Nikulajn, duke u sjellë si turistë të huaj.

Imeraj u shpreh se vetëm turistët e huaj mund të arrinin t’i afroheshin Nikulajt, pasi ai ishte një person që ruhej shumë, dhe shqiptarët do ta kishin shumë herë më të vështirë për ta ekzekutuar.

“Përse janë zgjedhur si bashkëpunëtorë? Ka dy momente, së pari është fakti i evitimit të gjetjes së gjurmëve dhe me shtetasit e huaj mund të jetë më e vështirë. E dyta, është gjithmonë tendencë që shtetasit e huaj shihen më të privilegjuar në Shqipëri. Të ardhur si të huaj në një zonë të tillë ku ishin akomoduar prej dy muajsh, e kanë patur më të lehtë të përshtaten, të jenë më të vëzhgues, për faktin që mund të konsiderohen si turistë. Në raport me shtetasit e huaj shoqëria unë ka një lloj tolerancën porositësi i ka menduar mirë disa detaje, për të arritur në kryerjen e veprës penale. Zgjedhja e shtetasve të huaj, përveç pjesës që të mos ketë lidhje me zonën, lidhet edhe me faktin që është mirëmenduar më parë, janë zgjedhur autorë që mund të kryejnë një gjë të tillë”, u shpreh Imeraj.