Kryedemokrati Sali Berisha vijon me takimet e tij elektorale. Ai ishte këtë të enjte në Valias të Kamzës së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Berisha u shpreh se Rama do të mashtrojë sërish shqiptarët, kësaj here me “zorrën qorre në gojë dhe me tallava”.
“Edi Rama tani përpiqet që të hedhë valle mbi varfërinë tuaj, të hedhë valle mbi mjerimin e shqiptarëve. Përpiqet t’ju mashtrojë me tallava. Njeriu që ka mashtruar shqiptarët për çdo gjë. Tani përsëri beson se me zorrën qorre në gojë dhe me tallava dhe vithet në tallava do të mund të mashtrojë përsëri shqiptarët. Ai vetëm për të maskuar vjedhjet e tij është i gatshëm të marrë edhe lëkurën e gomarit”, u shpreh Berisha.