Një 28-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga policia në lidhje me hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e dy personave Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori.
I arrestuari është 28-vjeçari, Sofokli Baxheri banues në Sarandë. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest në burg në mungesë për akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Ndërkohë, policia vijon hetimet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit.
Ndërkohë, shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme.
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori janë të zhdukure prej më shumë se 2 javësh.