Extra Fundoset Efi, ngjitet Dea: Çfarë ka ndodhur me Instagram-in e banorëve të...

Fundoset Efi, ngjitet Dea: Çfarë ka ndodhur me Instagram-in e banorëve të BBV këtë javë

Cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë?

5- Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në “Instagram”, duke patur një rënie prej plot 14 mijë ndjekësish. Ajo kishte 566 mijë ndjekës dhe tani ka kaluar në 552 mijë.

4- Pas shumë situatave të ndodhura në shtëpi javën e fundit dhe debateve ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka humbur 2200 ndjekës në “Instagram” këtë javë, duke shkuar nga 102 mijë në 99.8 mijë ndjekës.

3- Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë vetëm 300 ndjekës më shumë në llogarinë e tij të “Instagram”-it, duke shkuar në 19.7 mijë ndjekës.

2- Në ndryshim nga java e kaluar ku ishte me humbje, këtë herë Krist Aliaj ka fituar 5600 ndjekës më shumë dhe nga 84.3K ka shkuar në 89.9K ndjekës.

1- Në vend të parë të “Social Top 5” është Dea Mishel, e cila spektaklin e kaluar të “Big Brother VIP” u zgjodh si finalistja e tretë. Ajo ka fituar plot 9 mijë ndjekës këtë javë.